Shqipëri
Edmond Dragoti
Prof. Dr. Edmond Dragoti, profesor pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës, ka një përvojë mbi 30 vjeçare në fushën e psikologjisë sociale dhe kërkimit shkencor. Eksperienca e tij përfshin informimin publik, lëvizjen sociale, komunikimin dhe trajnimin, edukimin dhe kërkimin në fushën e shëndetit publik, psikologjinë sociale, adoleshentët, migrimin dhe tregun e punës. Profesor Dragoti ka pasur dhe drejtuar pozicione të rëndësishme shtetërore si Këshilltar i Kryeministrit (2002), zëvendës Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (2004-2005), Rektor i Universitetit Publik të Beratit (2005), lektor me kohë të pjesshme në Universitetin e Athinës, Greqi, në kursin “Master në Studimet e Evropës Juglindore” ( 1999-2002). Është bashkëthemelues i departamentit të Punës Sociale dhe Psikologjisë së Aplikuar dhe drejtuesi i saj në vitet (1992-1999). Aktualisht është drejtues i departamentit të Punës dhe Politikës Sociale dhe lektor në universitetet publike të Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës.
Rudina Rama
Dr. Rudina Rama, është lektore pranë departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo mori gradën shkencore Dr. pas përfundimit të një masteri në punë sociale në Universitetin e Tiranës dhe master në administrim publik nga Universiteti i Tiranës dhe i Nebraskës. Rudina ka një eksperiencë profesionale dhe kërkimi shkencor në fushën e marrëdhënieve me publikun, shëndetit publik, aftësisë së kufizuar, fëmijëve të rrugës dhe adoleshentëve, të drejtave të pacientëve, konsumimit profesional në fushën e shërbimeve humane dhe menaxhimin e projekteve. Ajo është bashkëthemeluese e diplomës bachelor të degës Administrim dhe Politika Sociale dhe Qendrës së Ekselencës, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.