Aktivitete

Profesionistë si mësues, punonjës socialë apo pedagogë në shtatë vende të Evropës do të ftohen për të marrë pjesë në aktivitete me qëllimin kryesor fuqizimin e tyre për të luftuar në mënyrë aktive përvojat e dhunës dhe përjashtimit social të të rinjve. Punonjësit e profesionistët e rinj, të cilët janë të pajisur me njohuritë, aftësitë dhe motivim kanë një rol kyç në nxitjen e pjesëmarrjes qytetare tek të rinjtë.

Studimi on line
Në Shqipëri, studimi on-line ka filluar me 01 korrik, 2016. Pyetësori në gjuhën shqipe gjendej për tu plotësuar në adresën: http://ww3.unipark.de/uc/eu2038/sq nga data 01 Korrik deri në 31 Dhjetor 2016. Në Shqipëri procesi i mbledhjes së të dhënave tashmë është mbyllur. Në studim kanë marrë pjesë 176 të rinj, nga mosha 16 deri në 25 vjeç. Rezultatet mund të gjenden këtu.

Evropa 2038 në kanalin YouTube
Kanali YouTube ku janë të dokumentuara aktivitetet e projektit mund të gjenden këtu: https://www.youtube.com/channel/UCmQ27vTrcGDIPAukmzSwhcQ

Emisioni televiziv
Me date 16 Mars 2017 projekti dhe gjetjet paraprake për Shqipërinë u prezantuan në emisionin e mëngjesit , në kanalin televiziv Ora News. Prezantimi u realizua nga Rudina Rama, anëtare e ekipit të projektit.
Filmat  mund ti gjeni këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=1UmsPdd6rr8

https://www.youtube.com/watch?v=nXJKGWbiu3o

Prezantimi posterit në konferencën EARA
Në datat 17 – 18 Shtator, 2016 në konferencën EARA në Cadiz, Spanjë u zhvillua aktiviteti I parë I shumëfishtë në kuadër të projektit, ku u prezantuan edhe rezultatet e para të studimit të kryer në Shqipëri, Austri, Rumani dhe Spanjë.
Të gjithë posterat janë shkarkuar këtu:
poster_all
poster_albania
poster_austria
poster_romania
poster_spain

Aktiviteti i shumëfishtë në Tiranë
Rezultatet e studimit “Evropa 2038” u prezantuan në një aktivitet të organizuar në Fakultetin e Shkencave Sociale ku morën pjesë student, organizata të rinisë, punonjës socialë të shkollave, media dhe pëfaqësues nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Anëtarët e projektit Edmond Dragoti dhe Rudina Rama prezantuan dhe diskutuan me pjesëmarrësit gjetjet e studimit.
Dokumentet në power-point mund të shkarkohen këtu:
ppt_Tirana_1
ppt_Tirana_2